Lagjja 1, Rruga Taulantia, Pallati Fly, kati 11, Durrës 2001, Albania
Rimorkim në Port dhe Det të Hapur
Ndihmë për anijet që hyjnë ose dalin nga porti.
Operacionet e urgjencës dhe shpëtimit
Mbështetja e anijeve në vështirësi kudo në det.
Mbështetja dhe Logjistika e Portit
Menaxhimi i ngarkesave, mirëmbajtja dhe asistenca për anijet
Rreth SHRD

Partneri Juaj i Besuar për Shërbimet Mbështetëse në Port dhe Det të Hapur

Siguria, besueshmëria dhe bashkëpunimi janë vlerat themelore që karakterizojnë kompaninë Shërbimi i Rimorkimit Detar Sh.p.k., e themeluar në vitin 2020.

Me disa vite përvojë në operacionet e shpëtimit dhe shërbimet e rimorkimit, kemi ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besuar në industrinë detare.

Shërbime Rimorkimi
Asistencë në Port dhe Det të Hapur
Partner i besuar detar
Standarde të larta sigurie
Aktiviteti

Shërbime Gjithëpërfshirëse Detare në të gjithë Shqipërinë

SHRD ofron shërbime rimorkimi në të gjitha portet e hapura të Republikës së Shqipërisë, me personel detar të trajnuar dhe të përkushtuar, si dhe me një flotë të sigurtë dhe plotësisht të pajisur. Vëmendja jonë përqëndrohet në lidhjet e forta me partnerët tanë të biznesit si dhe me komunitetin në përgjithësi.

Transportimi i ekuipazhit të anijeve, udhëtarëve nga rada në port dhe anasjelltas.
Marja e praktikave të anijeve në mbërritje (radë), transportimi i grupit të praktikës(autoritete portuale).
Shërbimi i rimorkimit për anijet në hyrje dhe dalje në port.

Kryerja e shërbimit të emergjencës detare të operacioneve të kërkim-shpëtimit në det, të luftës kundër zjarrit dhe ndotjes ambjentale, në të gjitha mjediset detare sipas ligjeve dhe konventave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kompania jonë vepron në përputhje të plotë me rregullat dhe udhëzimet e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe autoritetet e tjera të shtetit shqiptar.

Portet

Portet Ku Operojmë

Shoqëria jonë ushtron aktivitetin e saj në të gjitha portet e hapura të Republikës së Shqipërisë, me seli qendrore në Durrës. Ne operojmë me sukses në:

  • Portin e Durrësit
  • Romano Port
  • MBM Port
  • Portin e Vlorës
  • La Petrolifera Italo Albanese
  • Portin e Sarandës
  • Portin e Limionit
  • Portin e Shëngjinit
Kontakte

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni