Lagjja 1, Rruga Taulantia, Pallati Fly, kati 11, Durrës 2001, Albania
Rreth SHRD

Partneri Juaj i Besuar për Shërbimet Mbështetëse në Port dhe Det të Hapur

Siguria, besueshmëria dhe bashkëpunimi janë vlerat themelore që karakterizojnë kompaninë Shërbimi i Rimorkimit Detar Sh.p.k., e themeluar në vitin 2020.

Me disa vite përvojë në operacionet e shpëtimit dhe shërbimet e rimorkimit, kemi ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besuar në industrinë detare. Sot, kompania jonë qëndron si një ofrues kryesor i shërbimeve detare në porte dhe det të hapur, e përkushtuar për të ofruar ekselencë, efikasitet dhe siguri në çdo fazë të operimit.

Në shoqëri kontribuojnë rreth 70 specialistë me përvojë të gjatë në fushën e detarisë. Motoja e kompanisë Shërbimi i Rimorkimit Detar Sh.p.k është të ofrojë shërbime me standarde të larta, duke kombinuar përvojën e stafit me investimin tek të rinjtë, për të inkurajuar një kulturë të sigurisë mes punonjësve të saj.

Filozofia jonë qëndron në ruajtjen e standardeve më të larta për të plotësuar nevojat e të gjithë përdoruesve, duke garantuar sigurinë e manovrave gjatë operimit dhe kryerjen me profesionalizëm të shërbimeve. Kompanisë sonë i shtohet edhe specializimi në fushat e luftës kundër zjarrit dhe mbrojtjes nga ndotjet, duke e bërë atë një partner të besueshëm në çdo aspekt të shërbimeve detare.

Shërbimet Rimorkimi
Asistencë në Port dhe Det të Hapur
Partner i besuar detar
Standarde të larta sigurie