Lagjja 1, Rruga Taulantia, Pallati Fly, kati 11, Durrës 2001, Albania
Shërbimet tona

Shërbime Gjithëpërfshirëse Detare në të gjithë Shqipërinë

SHRD ofron shërbime rimorkimi në të gjitha portet e hapura të Republikës së Shqipërisë, me personel detar të trajnuar dhe të përkushtuar, si dhe me një flotë të sigurtë dhe plotësisht të pajisur. Vëmendja jonë përqëndrohet në lidhjet e forta me partnerët tanë të biznesit si dhe me komunitetin në përgjithësi. Shërbimet tona përfshijnë :

Shërbimi i rimorkimit për anijet në hyrje dhe dalje në port.
Kryerja e shërbimeve brenda akuariumit të portit.
Transportimi i ekuipazhit të anijeve, udhëtarëve nga rada në port dhe anasjelltas.
Marja e praktikave të anijeve në mbërritje (radë), transportimi i grupit të praktikës(autoritete portuale).
Ndihma dhe shërbimet e shpëtimit, për anijet brenda dhe jashtë ujërave territoriale të një vendi.

Kryerja e shërbimit të emergjencës detare të operacioneve të kërkim-shpëtimit në det, të luftës kundër zjarrit dhe ndotjes ambjentale, në të gjitha mjediset detare sipas ligjeve dhe konventave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kompania jonë vepron në përputhje të plotë me rregullat dhe udhëzimet e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe autoritetet e tjera të shtetit shqiptar. Aktualisht, për arritjen e objektivave tona me efikasitet, kompania mban kontakt të rregullt me mbi 60 agjenci detare, të stacionuara në të gjitha portet e Shqipërisë.