Lagjja 1, Rruga Taulantia, Pallati Fly, kati 11, Durrës 2001, Albania

Tarifat e shërbimit

Tarifat e shërbimit të rimorkimit që aplikohen në të gjitha portet e hapura të Republikës së Shqipërisë janë si më poshtë vijon:

Madhësia e anijes (GRT) Tarifa (Euro)
Deri në 1000 150
1001 - 2000 200
2001 - 3000 350
3001 - 5000 500
5001 - 7000 600
7001 - 10000 760
10001 - 15000 950
15001 - 20000 1100
20001 - 25000 1300
Mbi 25,000 Për çdo 5000 GRT, 200 Euro shtesë mbi vlerën 1300 Euro.

Rimorkimi është i detyrueshëm për të gjitha anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme e lubrifikante, gjithashtu dhe për anijet e tjera të mallrave dhe udhëtarëve me kapacitet mbi 1000 GRT.
Për rimorkimin e anijeve RO-RO dhe të udhëtarëve aplikohet zbritje 20% të tarifës bazë.
Për rimorkimin e anijeve të ngarkuara me mallra të rrezikshme dhe karburante aplikohet shtesë 20% të tarifës bazë.
Për rimorkimin e anijeve pa ndihmën e makinerisë së tyre aplikohet shtesë 50% të tarifës bazë.
Kur anija lëviz nga një kalatë në tjetrën paguhet 100% e tarifës.
Tarifa për vënien e rimorkiatorit në gatishmëri (asistencë) miratohet në masën 40% të tarifës bazë.
Tarifa për shërbime dhe rimorkimin e anijeve jashtë porteve është 1000 Euro/ora.
Tarifat e përcaktuara në këtë urdhër janë për kohen kur shërbimet kryhen nga ora 07:00 deri ne 17:00. Kur shërbimet kryhen nga ora 17:00 deri në orën 07:00, ditëve të diela dhe festave zyrtare, aplikohet një shtesë prej 50% mbi tarifën bazë.
Anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme e karburante me gjatësi mbi 130 metra dhe anijet e mallrave me gjatësi mbi 140 metra e kanë të detyrueshëm shërbimin e dy Rimorkiatorëve gjatë hyrjeve dhe daljeve në porte pavarësisht nëse disponojnë paisje ndihmëse (bow thruster).
Shërbimet e rimorkimit llogariten sipas kohës së punës së kryer në bazë të tarifave të miratuara “Për një orë punë ose pjesë të orës”. Cdo pjesë e orës quhet orë e plotë. Koha e punës llogaritet nga çasti i lëvizjes së rimorkiatorit nga baza e nisjes dhe mbaron në momentin e kthimit të tij në bazë.
Për kryerjen e operacioneve të shpëtimit operohet në bazë të një kontrate paraprake të parashikuar verbalisht ose me shkrim.